Lajme
Adriatik Llalla del sot para gjykatës/ Këto janë akuzat që do hetohet

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla pritet që të dalë ditën e sotme në orën 14:00 para gjykatës, ndërkohë që pritet të shihet nëse do të jetë apo jo vetë i pranishëm në seancë.
Seanca e parë dështoi pasi avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, kërkoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Daniela Shirka. Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur kjo gjykatë dhe si pasojë, nuk mund të vijojë procesi në Shkallën e Parë.
Adriatik Llalla ka aktualisht statusin e të pandehurit në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të gjykohet për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë, deri në 3 vite burg./CNA.al



















