Connect with us

Lajme

A i mori votat e mjaftueshme Behgjet Pacolli për t’u bërë deputet?

Publikuar

Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në një listë zgjedhore së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Edhe pse kjo parti kishte 6 kandidatë për deputet, Express mëson që vetëm kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka marr votat e mjaftueshme që të jetë deputet.

Sipas AKR-së, procesi zgjedhor në numrin e votave të partive politike ka shkuar në rregull deri në momentin kur ka filluar të numërohen votat për kandidatët për deputet.

Prandaj, në reagimin e tyre thuhet se “rinumërimi i votave në të gjitha kutitë e votimit, brenda partive në rastin tonë brenda listës së LDK-së, ku pjesë e kësaj liste janë edhe kandidatët e AKR-së, të dala nga procesi zgjedhor i 14 shkurtit, është i pashmangshëm”.

“Shumë informata që kanë arritur nga terreni tregojnë qartë se rezultatet brenda listës janë manipuluar nga Komisionerët e papërgjegjshëm në Qendrat e votimit.

Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në listën e LDK-së.

Andaj AKR, edhe një herë kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm kutit e votimit, ku manipuluesit e votave nuk kanë qenë të aftë të fshehin krimin e tyre.Aleanca Kosova e Re, këtë kërkesë do ta mbështesë edhe me faktet që janë mbledhur përmes anëtarëve të vet të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve brenda listës.Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë që tashmë kanë filluar të dalin në shesh nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme.Aleanca për Kosovë të Re do të angazhohet që të respektohet në tërësi vullneti i secilit votues, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR, duke ndërmarr kështu të gjitha masat ligjore, që vota e qytetarëve të besuar për kandidatët për deputet të mos manipulohet”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

.

Lajme16 seconds ago

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Maqedoni9 minutes ago

Të dielën marsh protestues në Shkup, për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Maqedoni29 minutes ago

BE ndan 41 mijë bileta falas për të rinjtë – mund të aplikojnë edhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut

Maqedoni31 minutes ago

Arritje akademike në RMV: Dr. Ermira Tateshi, optometristja e parë me doktoraturë në fushën e dëmtimeve të shikimit

Shqipëri31 minutes ago

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Lajme1 hour ago

A u cënua siguria kombëtare me skandalin e Vlora Hysenit? Begaj thërret në takim Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH

Lajme1 hour ago

Shasivari: Pyeteni Ali Ahmetin pse loboi për Gjykatën Speciale dhe çfarë ka dëshmuar aty

Maqedoni3 hours ago

BDI: Kosmopolitit Shasivari i duhet kohë për provimin e jurisprudencës në shqip kurse nxitoi ta paragjykojë aktgjykimin e Hagës

Lajme3 hours ago

Marsh protestues në Shkup më 27 shtator, organizatorët: Të bashkohemi për ish-krerët e UÇK-së

Shqipëri3 hours ago

Ndihmoi Agasin të fshihte pamjet? Sulejmani në GJKKO: I kam çuar vetëm ushqim!

Lajme3 hours ago

Ambasada amerikane kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen që autorët të mbahen përgjegjës

Lajme3 hours ago

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”- Zbulohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit me biznesmenin

NA NDIQ NË FACEBOOK