Connect with us

Lajme

A është Alternativa ende në Qeveri? Ende ka drejtorë në pozita por Zaev nuk di gjë

Publikuar

Në institucionet publike ende ka drejtorë të cilët kanë mbetur që kur Alternativa ishte pjesë e Qeverisë, raporton TV21.

Driton Sulejmani, që vazhdon të mbetet drejtor i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Shkup. Naser Curri vazhdon të drejtojë me “Vardar Film-in”, ndërsa Njomza Imeri-Ismaili ende është drejtoreshë e Bibliotekës së Tetovës. Që të tre janë pjesë e Kuvendit të Përgjithshëm të Alternativës.

Arjan Asllanaj nuk bën pjesë në organet e larta partiake, por nga Alternativa është vendosur drejtor i muzeut “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion.

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, thotë se këta nuk janë drejtorë të vendosur me marrëveshje politike, por janë të zgjedhur me konkurs nga Ministria e Kulturës. Shton se po qëndrojnë aty sepse puna e tyre po inspektohet.

 “Ne më herët do të kishim kërkuar që ata të tërhiqen por janë paraqitur inspeksione të ndryshme për t’u kkërkuar atyre llogari apo për të gjetur mangësi në funksionim, deri sa nuk përfundojnë ato do të vazhdojnë të mbeten, në momentin që përfundojnë inspeksionet atëherë pa dyshim do të marrim qëndrim partiak edhe pse janë me mandat dhe nuk janë drejtori partiake”, tha Skender Rexhepi – Sekretar Gjeneral “Alternativa”.

Rreth kësaj e pyetëm edhe Kryeministrin Zoran Zaev, por ai as nuk ia kishte idenë se ende ka drejtorë të Alternativës në institucione publike.

 “Unë nuk e di ku ka ende drejtorë të vendosur nga Alternativa”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kjo mos tërheqje e drejtorëve që janë pjesë e partisë së Afrim Gashit, bën që të rriten dyshime për zërat e kohëve të fundit se nga ana e socialdemokratëve ekziston dëshira për zgjerim të Qeverisë, duke përfshirë edhe Alternativën.

Për këtë, Kryeministri Zaev i tha TV21 se “në politikë gjithnjë është e mundur për zgjerim të koalicioneve por tani për tani nuk ka bisedime”. Ndërkaq Sekretari gjeneral i Alternativës, shprehet se këto lajme janë “spine” të portaleve pro-qeveritare që duan të rrisin shumicën. Në rast të një propozimi të tillë, Rexhepi shton se çdo vendim do të merrej me partnerin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët./TV21/

Lajme5 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë17 minutes ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri7 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë8 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri9 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë9 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë10 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë10 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK