Connect with us

Lajme

8 të vdekur dhe 404 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Publikuar

8 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, ndërkaq janë regjistruar 404 raste të reja të të infektuarve nga 2727 tesime

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, betejën me Covid-19 e kanë fituar 101 pacientë.

Viktimat janë: dy nga Shkupi të moshës 53 dhe 60 vjeçare, dhe nga një në Shtip i moshës 70-vjeçare, në Strugë i moshës 88-vjeçare, Dibër – 67-vjeçar, Radovish – 79-vjeçar dhe Berovë – 83-vjeçar.