Connect with us

Sport

29 trofe zyrtarë në 30 vite; Berlusconi u bë president i Milanit si sot 35 vite më parë

Publikuar

Më 10 shkurt 1986, Silvio Berlusconi u bë pronari i AC Milan, me ratifikimin zyrtar që mbërriti dhjetë ditë më vonë. Një datë historike për futbollin italian dhe për klubin kuqezi, duke pasur parasysh që biznesmeni milanez, i shoqëruar nga Adriano Galliani, e çoi Milanin dhe Italinë në majën e Europës dhe botës me lojërat e kampionëve të shumtë. Berlusconi është presidenti më i suksesshëm në historinë e kuqezinjve: 8 herë kampion i Italisë, 5 herë kampion i Europës, fitues i 2 Kupave Ndërkontinentale dhe i një Botërori për Klubet. Ai, gjithashtu ka fituar 7 Superkupa të Italisë dhe 5 të Europës, si dhe një Kupë të Italisë për gjithsej 29 trofe zyrtarë në 30 vite.

Silvio Berlusconi, presidenti historik i kuqezinjve, u shpreh në këtë mënyrë në kanalet zyrtare të klubit, me rastin e 120-vjetorit të Milanit, duke u përqendruar te trajnerët, skuadrat, fitoret e mëdha etj: “Unë kam qernë pjesë e Milanit gjithmonë. Kam shkuar në stadium me babanë tim dhe prandaj e kisha Milanin në zemër. Si të gjithë djemtë, e kisha bërë Milanin dhe lojtarët e tij shembull për t’u ndjekur në lidhje me luftën, përkushtimin, këmbënguljen në ndjekjen e rezultateve të rëndësishme dhe të vështira.

Kështu që, kur pashë se Milani po shkonte nga keq e më keq në gjithçka që kishte ndodhur, mora vendimin të hyja edhe unë në fushë… Dhe nga aty filloi kjo histori e mrekullueshme. Ato që i vumë vetes ishin qëllime, në të cilat askush nuk besonte. Jam absolutisht i kënaqur dhe i lumtur, sepse falë fitoreve të këtij Milani të madh unë jam bërë presidenti i klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror. Kudo që shkoj ka njerëz që duan të më përqafojnë dhe të më falënderojnë për Milanin që kemi mundur të ndërtojmë. Jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj”.

.

Shqipëri17 minutes ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni47 minutes ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota1 hour ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme1 hour ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme1 hour ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme1 hour ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme1 hour ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni1 hour ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë1 hour ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Dibër: I dehuri sulmon policët dhe shkatërron inventarin në stacion!

Lajme2 hours ago

Limani: Me nxënësit e klasave të para për siguri më të madhe në trafik

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e fortë në Shkup: Tre policë përfundojnë të lënduar pas aksidentit!

NA NDIQ NË FACEBOOK