Connect with us

Kosovë

​LVV: Fjala referendum ka qenë e qëlluar

Publikuar

më

Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e sotme i ka quajtur referendum, sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në votim.

Partia e Albin Kurtit duke shprehur falënderimin ndaj votuesve, i ka ftuar ata të mos dalin në sheshe, por të festojnë pranë familjeve. Ndërkohë shtuan se presin të ketë fitore të madhe dhe bashkëpunime me opozitën e ardhshme në Kuvend.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se zgjedhjet e sotme kanë qenë të kënaqshme për demokracinë e vendit.

“Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Mendojmë se sa i përket daljes dhe pjesëmarrjes në këto zgjedhje fjala referendum ka qenë e qëlluar. Disa herë e kemi thënë presim të kemi fitore të madhe dhe do të kemi bashkëpunime shumë të mira në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Ish-ministrja e Drejtësisë tha se në këto momente e gjithë vëmendja duhet të tjetër tek numërimi i votave për të garantuar votën e lirë.

“I ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që festën e tyre dhe tonë të bëjnë secili pranë familjes në shtëpinë tonë. Është me rëndësi të mos tubohemi në sheshe dhe rrugë për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se temperaturat e ulëta dhe temperaturat e ulëta mund të bëhen shkak për problemet me shëndetin individual dhe publik. Arsyeja tjetër se pse po e bëjë këtë thirrje është se në këto momente po ndodh një proces shumë i rëndësishme, ai që është numërimi i votave. E gjithë organizata dhe vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek puna e komisionarëve dhe vëzhguesve sepse duhet të garantojmë votën e lirë dhe të paprekshme të secilit qytetarë. Prandaj edhe një herë të mos festojmë në sheshe, por pranë familjes”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu nuk pranoi të diskutoi exit-pollet e publikuara orë më parë.

“Ne kësaj radhe nuk do i diskutojmë Exit Poll-et tashmë veçse ka filluar numërimi i votave nga KQZ-ja dhe do e përcjellim këtë proces si dhe do pranojmë raportime të vazhdueshme periodike nga komisionarët tanë nga qendrat e votimeve dhe numërimeve”, tha ai.

.

Lajme11 minutes ago

VLEN i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Miratuat tre ligje për gjuhën shqipe, por asnjëri nuk e zgjidhi çështjen

Lajme20 minutes ago

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet

Shqipëri2 hours ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA3 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme3 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri5 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme6 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri8 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme9 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni10 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri10 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni11 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

NA NDIQ NË FACEBOOK