Connect with us

Sport

Zyrtare, bëhen 3 shqiptarët te Istanbulspor, firmos edhe Valon E’themi!

Publikuar

Shkon në 3 numri i shqiptarëve te Istanbulspor. Klubi nga Stambolli është fiksuar me lojtarët e Kukësit dhe pas Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt ka firmosur edhe me Valon E’themin.  Ka qenë vetë klubi i Istanbulspor që ka zyrtarizuar afrimin e E’themit i cili prej dy muajsh stërvitet me verdhezinjtë nga Stambolli. Mesfushori mbylli kontratën me Kukësin në verë dhe arriti fillimisht marrëveshje me polakët e Zaglebie Lubin, por në fund problemet kontraktuale të pretenduara nga Kukësi e lanë Ethemin pa skuadër deri më sot. 23-vjeçari kalon te Istanbulspor me parametra zero, me turqit, që nuk kanë asnjë detyrim ndaj Kukësit sepse Ethemi tashmë ka mbushur 23 vjeç dhe sipas rregullores së FIFA pas kësaj moshe taksa e formimit del jashtë loje. Nëse Kukësi e lejonte Ethemin të largohej që në verë, kishte mundësinë të shpërblehej me rreth 60 mijë euro. Me kalimin e 23-vjeçarit te skuadra turke, tashmë te Istanbulspor do të flitet akoma më shumë shqip.

NA NDIQ NË FACEBOOK