Connect with us

Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin

Published

on

Kryeredaktori i ‘’Gazetës Shqiptare’’, Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën se si do të futen palët në to.

Murati ka theksuar parimisht e qarku që do të vendosë rezultatin e zgjedhjeve është Tirana pasi ka 1/3 e trupës parlamentare. Gjithsesi ai vë re një vëmendje të shtuar në Durrës nga ‘elefantët’ e politikës shqiptare.
Sipas tij, zona më e pasigurt në Shqipëri është pikërisht Shqipëria e Mesme, ose trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan i cili mund të zhvendoset i gjithi majtas ose djathtas.

Sa i përket mënyrës se si do të shkojnë palët në zgjedhje, Murati thekson se PS është më e konsoliduar kurse opozita përflitet se do të shkojë në zgjedhje me koalicion dinamik dhe të gërshetuar, ku LSI në qarqe të mëdha kandidon me listë veçmas, kurse në qarqe të vogla kandidatët i kalon në listën e PD.

”Kemi hyrë në 100 ditëshin e fundit të fushatës së zgjedhjeve. Tensioni politik të vijë në rritje është normale, jo vetëm tensioni mes palëve, por edhe brenda kampeve. Ka një lëvizje, disa lëvizje. PS dhe e majta është më e formatuar, pasi PS del vetëm në zgjedhje. Ose do ketë koalicion me parti periferike. Ajo do e drejtojë kampin e majtë, ndërkohë opozita në ujëra më të përzjera, më e paqartë, por PD dhe aleatët po përpiqen të bëjnë një formulë fituese.

Ndryshimi i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor ka vështirësuar punën e opozitës. Ndryshimi i Kushtetutës dhe krijimi i rregullave ka favorizuar mazhorancën sepse ka defavorizuar opozitën. Me kodin e vjetër do kishte një koalicion të madh dhe e dinim si do shkonin palët në zgjedhje. Dinamikë të reja, rrethana të reja, dhe kjo ka nevojë për strategji të re.

PS është më e formatuar si ekip qeverisës dhe për mandatin e tretë, PD dhe aleatët e kanë më të vështirë. Që nga pikëpamja ideologjike PD e LSI mund të ketë përplasje dhe duhen negociata të vazhdueshme.

Nëqoftë dhe nga pikëpamja e programi qeverisës, opozita e e ka më të vështirë. Basha po lidh aleancat me aleatët, si me Dukën apo rastet e sotme. Në kampin e opozitës është ndarja e tortës mes PD dhe LSI. Përflitet se do të ketë një koalicion dinamik dhe të gërshetuar. Në qarqet e mëdha PD dhe LSI me lista të veçanta, kurse në qarqet e vogla kandidatë të LSI kalojnë në listën e PD dhe Opozitës së Bashkuar.

Opozita e Bashkuar duhet të ishte më parë e mbledhur, t’i kishte bërë më parë negociatat. Luks i madh për opozitën që 3 muaj para zgjedhjeve të jetë në negociata. Është e vonuar, duhet ta kishte bërë më parë.

Durrësit është një nga qarqet që unë nuk e di pse elfantët e politikës janë përqëndruar aty, nga Rama tek ata të PD. Me Kodin e Ri zgjedhor kryetarët kandidojnë në 4 qarqe. Besoj s’do ketë më formulë klasike që kryetarët kandidojnë vetëm në Tiranë. Dëgjova që Kryemadhi do kandidojë në Elbasan e Fier. Nuk dimë nëse Rama do jetë vetëm në Vlorë apo të tjera. Bëhet e paparashikueshme.

Rezultatin e ardhshëm zgjedhor do e vendosë Tirana. Qarku i Tiranës ka 1/3 e trupës parlamentare. Pavarësisht lojërave që bëjnë partitë në qarqe të ndryshme, ku Agron Duka ka mbështetje. Por qarku i Tiranës e vendos balancat dhe rezultatin.

Zona më e pasigurt është Shqipëria e Mesme, aksi Tiranë-Elbasan-Durrës. Që mund të zhvendoset edhe i gjithi djathtas. Por që mund të bëhen lojëra edhe për gjysëm mandati, që mund të jetë edhe deçizive.

Basha e ka më të vështirë për të mbajtur balancat përfaqësimin politik të PD dhe aleatëve, ka qarqe t vogla ku fluksi i burimeve njerëzore që ka PD dhe aleatët, dhe detyrojë Bashën që të lërë përfaqësues të pakënaqur.”- tha Murati.

(BalkanWeb)

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com