Tech & Auto
YouTube pezullon kanalin e Donald Trump për shtatë ditë
YouTube fshiu një video në kanalin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, sepse shkelte rregullat e faqes dhe si rezultat, platforma pezulloi për 7 ditë kanalin e Trump. “Pas shqyrtimit dhe shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne fshimë një video në kanalin e Donald J. Trump për shkelje të rregullave”.
Tani ai është i pezulluar dhe nuk do të lejohet për të publikuar video të reja, minimumi për shtatë ditë, sipas deklaratës së Youtube. “Ne gjithashtu do të çaktivizojmë në mënyrë të pacaktuar komentet në kanalin e Trump siç kemi bërë me kanalet e tjera, kur kemi konstatuar shqetësime të sigurisë në seksionin e komenteve”.
Trump po përballet me akuza për nxitje të dhunës dhe mbështetjen e turmës në Kapitol në 6 Janar. Të martën, presidenti këmbënguli se ai nuk mbante asnjë përgjegjësi për sulmin , i cili çoi në vdekjen e pesë personave.
Masa e marrë nga YouTube vjen pasi Twitter të premten e kaluar pezulloi llogarinë e Trump. Llogaritë e Trump në Facebook, Instagram , Snapchat dhe platforma të tjera gjithashtu janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.
.
-
Lajme3 days ago
I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë
-
Lajme3 days ago
FOTO/ Pamje të tmershme nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova
-
Lajme2 days ago
Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor
-
Lajme3 days ago
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin