Connect with us

Kosovë

Vetëvendosje: Sot është përpjekja e fundit për të parandaluar Qeverinë Kurti 2

Publikuar

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë të ndikuara politikisht, përfshirë edhe këtë të fundit që mund ta lë jashtë garës kryetarin Albin Kurti.

Por ai tha se sot – kur edhe do të vendoset nëse lejohen ose jo 47 kandidatët për deputet të garojnë nga KQZ-ja – është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2, njofton Klan Kosova.

“Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!”, ka shkruar Kryeziu.

“Përballë tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë”.

Deklarata e plotë:

“2015 – Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha argumentimeve juridike në interpretimin e saj megjithatë vendosi se fituesit të zgjedhjeve i takon e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, pavarësisht se ekzistonte një shumicë parlamentare në formën e bllokut VLAN që ishte e gatshme ta formojë qeverinë.

2019 – Gjykata Kushtetuese, përkundër vendimit të saj paraprak se fituesit i takon ekskluziviteti i formimit të qeverisë, pavarësisht një shumice tjetër parlamentare, në interpretimin e saj megjithatë vendosi që kësaj radhe qeveria mund të formohet edhe pa fituesin e zgjedhjeve, për aq kohë sa ka një shumicë parlamentare.

2020 – Gjykata Kushtetuese, përkundër që nuk e kishte fare objekt shqyrtimi, në interpretimin e saj megjithatë vendosi një standard arbitrar sipas së cilit pretendohet se askush që është dënuar me vepër penale në tre vjetët e fundit, pavarësisht veprës, nuk mund të kandidojë për deputet.

2021 – KQZ, përkundër se në zgjedhjet e kaluara kishte konstatuar se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë kandidimin askujt që nuk ka vendim plotësues, sipas së cilit i merret e drejta e kandidimit, sot shpreh gatishmëri që mos t’i certifikojë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka vendim plotësues që shprehimisht ia mohon këtë të drejtë.

Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!

Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë.”- thuhet te deklarata.

.

Maqedoni52 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni55 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri1 hour ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni5 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota5 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni5 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK