Sport
Vendimi i Laportas që ndryshoi karrierën e Messit: Barcelona refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon
Ronaldinho ishte një mësues i shkëlqyeshëm për Lionel Messin, pasi braziliani e e ndihmoi argjentinasin që në moshë të re te Barcelona, dhe kapiteni aktual i klubit ishte rritur nën ‘mbrojtjen’ e tij.
Por kjo mundësi ka mundur të mos ndodhte, po të kishte pranuar Joan Laporta që të nënshkruante me Cristiano Ronaldon.
“Ne ishim gati që të nënshkruanim me Ronaldinhon dhe Rafa Marquezin”.
“Njerëzit e Marquez na propozuan Cristiano Ronaldon. Ai ishte në Sporting në atë kohë”.
“Një nga agjentët e tij tha se ata kishin një lojtar të cilin e kishin shitur te [Manchester] United për 19 milionë euro, por do ta shisnin te ne për 17 milionë euro”.
“Por ne kishim investuar tashmë në Ronaldinhon në atë kohë. Cristiano luante më shumë në krahë sesa në qendër. Ne menduam se ishim mirë në krahë, kështu që e refuzuam atë dhe nuk pendohem”, ka treguar Laporta.
Futbolli modern mund të ishte krejtësisht ndryshe sikur Laporta të nënshkruante Cristianon.
.
-
Lajme2 days ago
Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit
-
Lajme2 days ago
Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës
-
Kosovë3 days ago
A do garojë për deputet i biri i Thaçit? Flasin nga PDK-ja
-
Religjion2 days ago
Tregim interesant: Divorci më i çuditshëm në histori!