Connect with us

Lajme

Veliaj reagon për herë të parë për përgjimet e “Ndraghetas”

Publikuar

Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për përgjimet e “Ndraghetas” në Itali. Nga Rrogozhina, Veliaj ironizoi lajmet e publikuara, duke theksuar se “e kanë bërë shok me Eskobarin”.

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj-lloj çudirash. Përça dhe sundo ka qenë strategjia e Saliut. I funksionoi në vitet ‘90. Shqiptarët janë mësuar me lajmet e rreme, i hanin në vitet 1990, jo tani”, tha Veliaj.

Në përgjimet e klanit italian përmenden edhe presidenti Meta, një ministër i qeverisë dhe kryebashkiaku i Tiranës. Aty flitet për takime të mundshme që mund të bëhen për ndikim në vendimmarrje dhe marrjen e një leje ndërtimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK