Connect with us

Lajme

U nis për kryeministër, u bë Avokat i Popullit! Ende s’dihet se kush do të jetë kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit

Published

on

U nis për t’u bërë kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, por u bë Avokati i Popullit.

Zgjedhja e Naser Zyberit për këtë post, ka përplasur pushtetin dhe opozitën, por ka hapur dilema edhe vetë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Koordinatori i grupit parlamentar të integristëve, Izet Mexhiti, thotë se nuk ka dilema për figurën e Naser Zyberit për Avokat të Popullit, por tani shtron çështjen se kush do të bëhet kryeministër në 100 ditët e fundit të qeverisë, përgjigje që as vetë ai nuk e di.

 “Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV”, u shpreh Izet Mexhiti – deputet i BDI-së.

TV21 pyeti kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi se kush do të jetë Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit, por përgjigje nuk morëm!

Opozita shqiptare kundërshton emrin e Zyberit duke e quajtur të paaftë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve për shkak se siç thanë është i varur politikisht.

 “Shkaku që avokati i popullit e ka detyrë dhe obligim të jetë i pavarur politikisht dhe detyrë dhe obligim t’i mbrojë interesat e qytetarëve karshi organeve shtetërore. Ky propozim për avokat të popullit nuk është as i pavarur, dhe nuk mund as ti mbrojë interesat e qytetarëve karshi institucioneve shtetërore”, potencoi Skender Rexhepi – deputet i ASH-AAA.

VMRO-DPMNE figurën e Naser Zyberit e quajtën të kontaminuar, përmes së cilën po vazhdohet partizimi i institucioneve të vendit përmes marrëveshjeve mes LSDM-së dhe BDI-së.

 “Paramendojeni, nga të gjithë kandidatët e mundshëm të paraqitur, nga të gjithë ekspertët e mundshëm, të drejtësisë, njerëz që kanë përvojë në luftën për të drejtat qytetare, neve si Kuvend i Republikës së Maqedonisë na ofrohet figurë politike e kontaminuar  në emrin e Naser Zyberit”, theksoi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Deputeti Arben Zyberi nuk morri pjesë në punën e kësaj seance, për shkak të konfliktit të interesit, sepse Naser Zyberi është xhaxhai i tij./TV21/

Lajme2 mins ago

Buffon: Pirlo shok për kokë, por te Juve ai është “Mister”

Lajme28 mins ago

“Mbappe pa limite, ngjan me Pele, Triumfon me Francën edhe në Katar 2022”

Lajme54 mins ago

Kurti: I kemi numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, nuk do të bëjmë kompromis me eksponentët e regjimit të vjetër

Lajme1 hour ago

Murat Jashari apo Vjosa Osmani për postin e presidentit, Kjo është përgjigja e Kurtit

Sport2 hours ago

E konfirmon menaxheri, për Uzunin ka oferta nga Premier League dhe Bundesliga!

Lajme2 hours ago

Lajçak mesazh Kurtit: Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut

Lajme2 hours ago

Arsovski për ngjarjet me Bullgarinë: Nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë

Lajme2 hours ago

Lajçak: Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Shëndetësi2 hours ago

IKSHPK: Cilësia jo e mirë e ajrit kontribuues kryesor i problemeve shëndetësore

EN2 hours ago

A u largua Sara nga “Përputhen”? Flet autorja e emisionit

EN3 hours ago

Ana Kauri dhe Fation Kuqari ne nje lidhje? Flet ish konkurrentja

Lajme3 hours ago

Kurti flet për Specialen: Është Gjykatë e imponuar prej jashtë, është një etnike

Lajme3 hours ago

Testohet ulja e avionëve në Kukës, Rama “thumbon” kritikët: Janë 3D

Lajme3 hours ago

“Kurorëzoi” Saimirin me Merin, Alketa Vejsiu nis pushimet përrallore

Lajme4 hours ago

Reperi i njohur shqiptar zyrtarizon lidhjen e dashurisë, prezanton për herë të parë partneren

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com