Connect with us

Lajme

Turqia lëshon një breshëri fluturimesh me avionë luftarakë mbi Greqinë

Publikuar

Vetëm 5 ditë larg është dita kur Turqia dhe Greqia do të ulen në tryezën e dialogut në Ankara, por tensionet nuk janë ulur.

Mediat greke raportojnë se ditën e sotme avionët luftarakë turq fluturuan në orën 15:29 mbi Panagia dhe Oinousses, territorin grek.

Avionët turq “F-16” u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare, shkruajnë më tej mediat në Athinë.

Dy vendet janë në një konflikt të hapur për kufirin detar.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK