Connect with us

Lajme

Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë, Cavusoglu: Do jem në Tiranë, Gati të takohem me Dendias, Rol të rëndësishëm pati kryeministri shqiptar Edi Rama

Publikuar

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në mesdhe. Kjo u bë e ditur nga ministri I jashtëm turk në një konferencë për shtyp. Cavusoglu, tha se kur qeveria Tsipras erdhi në pushtet në 2016, nuk donte të vazhdonte bisedimet. Pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u rikthyen në axhendë. Në një bisedë në telefon, gjatë periudhës së izolimit, ne thamë se jemi gati për bisedime paraprake.

Greqia tha se ajo mund të fillonte negociatat rreth 11 janarit. Ndaj sot, ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar. Ne jemi vendi pritës. Miq tanët janë angazhuar në negociata. Por ne jemi gati që sot. Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias. Shpresoj që Greqia do të mos e refuzojë këtë dhe bisedimet të rifillojnë brenda këtij muaji.

Ishte përfolur në fakt edhe më herët që kryeministri Edi Rama, pas ndalesave të përsëritura nga ankaraja në athinë, po luante rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, por nuk pati asnjëherë një konfirmim zyrtar. Ministri i Jashtëm turk e konformoi këtë.

Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështje të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.

Duke folur përkrah homologut të tij turko=qipriot, Tahsin Erugruloglu, në ankara, Cavusoglu tha se greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Ai shtoi se Athina nuk kishte asnjë justifikim tani për të mos u kthyer në bisedime.

.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK