Connect with us

Kosovë

“Tri zgjidhje kryesore” për finalen me Serbinë, ndizet përsëri alarmi për Kosovën

Published

on

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka propozuar tri zgjidhje kryesore se si do të mund të dukej një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një mundësi do të ishte që Serbisë t’i jepej një mbështetje për zhvillim nga donatorët dhe përshpejtimi i rrugës për anëtarësim për njohje – si një çmim për njohjen e Kosovës. E dyta, do të ishte këmbimi i njohjes nga Serbia për krijimin e rajoneve autonome të serbëve në Kosovës dhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe opsioni i tretë, do të ishte rikthimi i qasjes për shkëmbim territoresh, që ishte elementi kyç i draft-marrëveshjes së vitit 2018”, thuhet në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi”, raport i cili u publikuar gjatë ditës së sotme.

Pas publikimit të këtij raporti,ka folur analisti Rexhep Shahu. A e quan vit të zymtë këtë fillim vit për Kosovën, kjo për shkak të situatës së krijuar në vend pas zhvillimeve të fundit.

Janë një sërë pyetjesh të rënda që shtrohen tani për fundin ose për fillimin e fundit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Shpresoj të dalë nga zgjedhjet e reja tani në Prishtinë një qeveri që nuk lëshon shtet për pushtet. Duke parë situatën kur ende Amerika është në fillim të punës së presidentit të ri dhe ende nuk janë të ditura për botën aktorët e zyrtarët amerikanë të emëruar për punët e Ballkanit dhe të rajonit, duke parë se edhe Kosova nuk ka rahati e stabilitet me qeverinë, ku lufta për pushtet në Kosovë është aq e ashpër sa politikanë të ndryshëm nuk e kanë Kosovën të parën por pushtetin e kane te parin dhe nuk e shpallin as në synimet e tyre, duket i zymtë fillimi i vitit të ri 2021”, thotë Shahu.

Sipas tij, Serbia ka arrit të fitojë terren në shtetet perëndimore, dhe për këtë, Shahu fajtor e bën ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Bota nuk do të ketë kohë të bollshme gjithmonë të merret me Kosovën. Serbia si agresore ka arrite të shfaqet shpesh si viktimë dhe të fitojë simpati me tendencë pendese. Loja e gjatë e presidentit Thaçi që kish uzurpuar gjithë fuqitë që të fliste ai për Kosovën me Vuciqin, nervozizmi i opinionit shqiptar nga frika e shkëmbimeve të territoreve, kërkesa ndaj drejtuesve aktuale serbe që ta njohin Kosovën shtet kur ata janë aktorë që kanë luftuar më armë në dorë për ta mbajtë Kosovën nën Serbi dhe e kanë të vështirë ta dorëzojnë me fjalë atë që e kanë humbë me luftë edhe pse e dinë se e kanë humbë Kosovën dhe janë të vetëdijshëm se Kosova nuk është më Serbi, pra kjo është panorama pak a shumë kur Grupi Ndërkombëtar i Krizave, (GNK) thotë se rruga për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është e “turbullt, por edhe e ngushtë”, thekson Shahu.

Analisti Shahu shton se shkëmbimi i territoreve, është një rrezik që vazhdon të jetë i pranishëm për Kosovën.

“Si shpata e Demokleut i rri mbi kokë Kosovës version i shkëmbimit të territoreve, pasi kjo tezë është e vjetër dhe e ka artikuluar bindshëm Rexhep Qosja i cili ka patur tagrin dikur të fliste në emër të popullit si akademik baba kombi… për idenë, me mire serbet jashtë se Serbi te vogla brenda Kosovës… Të gjitha mundësitë janë mbi e nën tavolinë. Serioziteti i zgjidhjes do të varet nga serioziteti e cilësia e qeverise dhe institucioneve ne Prishtinë, nga pavarësia reale e zyrtarëve të Prishtinës nga Beogradi, nga serioziteti e trimëria e drejtuesve të shtetit në Prishtinë dhe nga qëndrimi amerikan”, shprehet Shahu, duke shtuar se asnjë opsion nuk fiton pa mbështetjen amerikane.

“Po të jenë seriozë, jo frikacakë, pa asnjë frikë prej Serbisë dhe shpjegues seriozë për botën diplomatike, politikanët e lartë të Prishtinës e bindin botën se Kosova e ka paguar çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë dhe nuk ka çfarë të paguajë më tepër. Duke heshtur e duke u sjellë si trembur nga Serbia, politikanët shqiptarë nuk I kanë kërkuar llogari Serbisë për të zhdukurit, për varret masive, për krimet e përbindshme, nuk i kanë bërë padi të shumta ndërkombëtare, nuk ia kanë ndaluar Edi Ramës që të mos përzihet në punët e pajtimit apo të armiqësimit mes Prishtinës e Beogradit”.

.

Lajme2 mins ago

Artan Grubi u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë

Sport8 mins ago

Shkëmbi pëson humbjen e parë te Ballkani, Drita rimerr kreun!

Lajme16 mins ago

“Ronaldo nuk përshtatet me skemat e Pirlos, dështim po s’fitoi Champions”

Lajme29 mins ago

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

Lajme42 mins ago

Deputeti suedez kritikon BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme1 hour ago

Ambasadori Walker: I domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare

Lajme2 hours ago

Sara nxjerr foton me Andin dhe hedh kunja për Jasminën

Lajme2 hours ago

“Ortaku i bosit të Ndragetes”/ Berisha tregon 12 rrogat mujore që merr Arbian Mazniku

Lajme2 hours ago

Nesër fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve – Mësoni detajet

Lajme2 hours ago

“Monstra”, 8 ditë paraburgim për dy të arrestuarit gjatë protestës

Bota2 hours ago

“Turqia nuk mund të përjashtohet nga Mesdheu Lindor”

Bota3 hours ago

Turqia do ta shtojë mitralozin indigjen në inventarin e saj

Lajme3 hours ago

Haradinaj i përgjigjet Zakharovës: Ju rusët përpiqeni të a përçani

Bota4 hours ago

Hamasi paralajmëron Izraelin kundër ndërhyrjes në zgjedhjet palestineze

Sport4 hours ago

Tirana e shkarkoi pas 2 rezultatesh negative, Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri!

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com