Connect with us

Sport

Transferta delikate për Milanin dhe Juven, Reali pret Levanten!

Publikuar

Edhe kjo e shtunë vjen më interesante se kurrë në ekranin e Supersport me sfida intriguese dhe të bukura për t’u ndjekur. Në Serie A, do të zbresin në fushë tre skuadrat e mëdha me Milani që do të luajë në transfertë ndaj Bolognas në orën 15:00 për të vijuar më pas me Sampdoria-Juventus në orën 18:00 dhe Inter-Benevento në mbrëmje. Ndeshjen më të vështirë në letër e kanë pikërisht kuqezinjtë përballë Bolognas së Mihajlovic por edhe për Juventusin nuk parashikohet një transfertë e lehtë ndaj Sampdorias së Ranierit, ndërkohë që nuk pritet të hasë vështirësi Interi i Contes përballë Beneventos së Pippo Inzaghit me trajnerin zikaltër që pritet në formacionin titullar Christian Eriksen pas paraqitjes së mirë që bëri danezi në ato pak minuta që luajti në derbin ndaj Milanit. Në Spanjë vëmendja më e madhe do të jetë te sfida mes Realit të Madridit dhe Levantes takim që do të zhvillohet në orën 16:15 dhe në të cilin Los Blancos janë favoritë të mëdhenj për të marrë tre pikët. Në mbrëmje do të transmetohet edhe sfida mes Villareal dhe Real Sociedad një ndeshje e drejtpërdrejtë për zonën Champions mes dy skuadrave që kanë bërë mirë në këtë sezon. Në Bundesliga Bayern Munich do të ketë mundësinë të shkëputet akoma më shumë në krye nëse mposht në shtëpi Hoffenheim pasi Leipzig ka një ndeshje të drejtpërdrejtë ndaj Bayer Leverkusen në BayArena. Në ekranin tonë nuk do të mungojë as Eredivisie që do të vijë me sfidën Vittesse-RKC, me Armando Brojan që do të kërkojë golin e radhës.

NA NDIQ NË FACEBOOK