Bota
Tërhiqen dy ministra: A po rrëzohet nga pushteti qeveria italiane
Krizë në qeverinë italiane. Pas debateve për fondet e Bashkimit Europian për menaxhimin e pandemisë, ish-kryeministri Matteo Renzi ka tërhequr nga kabineti i Giuseppe Contes dy ministra.
Renzi njoftoi vendimin për tërheqjen e ministrave Bellanova dhe Bonetti nga qeveria duke deklaruar se kriza nuk u shkaktua prej tyre. Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.
“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.
.
-
Lajme3 days ago
I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë
-
Lajme2 days ago
FOTO/ Pamje të tmershme nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova
-
Lajme2 days ago
Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor
-
Lajme3 days ago
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin