Lajme
Skandal: Drejtori i spitalit në Dibër në vend të punëtorëve i dha bonus gruas së tij (DOKUMENT)

Në vend të të punësuarve në Qendrën Kovid në Dibër të cilëve ju takon një rrogë bonus, në listën për rroga bonus drejtori i Spitalit në Dibër ka futur persona që nuk punojnë në spital, shkruan Kurir, transmeton InfoShqip.com
Ekskluzivisht në redaksinë e portalit maqedonas Lider kanë arritur informacione se bonusi i njëhershëm prej 30 mijë denarëve që ju takon të gjithë të punësuarve mjekësor që punojnë me pacientë Kovid në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër u janë ndarë personave që nuk kanë qenë aspak të angazhuar në spital.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, Baki Alili në listën e bonuseve të njëhershme ka futur gruan e tij Bukurije Alili dhe gruan e sekretarit (Mersim Koleci) të SP-Dibër – Sihana Koleci, që punon si motër medicinale tek vaksinat por që nuk ka lidhje me me punën e koronavirusit.
Personat e punësuar në Qendrën Covid që kanë të drejtë për shpërblim prej 30 mijë denarë dhe nuk janë përfshirë në listën për marrjen e pagës bonus janë: një infermiere në Qendrën Covid Janeta Miftarovska; Ardit Lutfiu – fizioterapist që punon me pacientë në Qendrën Covid; dhe tre teknikët e laboratorit – Samir Fetovski, Zuhra Kosovrast, Igor Kirovski të cilët marrin gjak çdo ditë dhe kryejnë analiza te pacientët me Covid-19.
Në vend të 30,000 denarëve, ata morën një pagë prej 14,000 denarë.
A do të ketë reagim dhe përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce për shkarkimin e drejtorit që abuzoi me pozitën e tij.
FOTO:


.
















