Connect with us

Religjion

Sjellja ndaj mysafirëve | Islam Press

Publikuar

më

Kush u quajt Ebu-Difan?

Ai është Ibrahimi a.s., që në përkthim domethënë “babai i mysafirëve”. U quajt kështu sepse shumë dëshironte të ketë mysafir dhe t’i gostit ata. Kalonte kilometra që të gjejë dikë, me të cilin do të hajë së bashku.

Ibrahimi a.s., për çdo natë kishte disa mysafirë, sa ishte numri i tyre?

Sipas disa burimeve theksohet që tek Ibrahimi a.s. për çdo natë gostiteshin tre deri dhjetë mysafirë, nganjëherë madje deri në njëqind.

Si e përjetonin gjeneratat e para të muslimanëve hyrjen e mysafirëve në shtëpitë e tyre?

Enes Ibën Maliku r.a., thotë: “As melekët nuk hynë në shtëpinë në të cilën nuk hyjnë mysafirë!

Gostitja e mysafirëve barazohet me imanin. Në cilin hadith përmendet kjo?

Në hadithin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, të cilin e transmeton as’habi i njohur, Ebu Hurejre r.a. qëndron: Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta flet të vërtetën ose le të heshtë; kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të mos e shqetësojë fqiun dhe kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta gostit mysafirin!

Sa zgjatë gostitja?

Në hadithin autentik të cilin e transmeton Ebu Shurejh el-Huzai r.a., qartë theksohet: Kush e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le ta gostit mikun me shpërblimin e vet! Të pranishmit e pyetën, e ç’është shpërblimi o i Dërguar i Allahut? U përgjigj: Dita dhe nata e tij. Gostitja dhe mikpritja është tre ditë, e gjithçka mbi këtë është sadak

Sipas traditës Islame, a duhet të kemi shtresë për mysafirët?

Natyrisht. Kjo traditë bazohet në thënien e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem të cilën e transmeton Xhabiri r.a. ku thuhet: Çarçaf për vete, çarçaf për gruan, çarçaf për mysafirin, e katërta është për shejtanin!

Çfarë është çarçafi për shejtanin që përmendet në hadith?  

Ato janë shtretërit, dhomat, apo kate të tëra shtëpish, të cilat nuk përdoren dhe në të cilat nuk kanë fjetur as nikoqirët, e lëre më mysafirët Këto i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem i karakterizoi si shtretër të shejtanit.

Sunnet është t’i përgjigjemi thirrjes, mirëpo a është mëkat mos përgjigjja ndaj thirrjes?

Mos përgjigjen e pajustifikuar thirrjes, I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem e definoi si mëkat ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue sel-lem. Kjo shihet në transmetimin e Ebu Hurejres r.a.: “Kush nuk i përgjigjet thirrjes, ai ka mëkatuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij!”

A mund të jetë largësia justifikim i refuzimit të thirrjes nëse në të vërtetë kemi mundësi t’i përgjigjemi thirrjes?

Në disa libra, siç thekson El-Gazali, thuhet: “Udhëtoni një milje për ta vizituar të sëmurin, dy për ta falur namazin e xhenazes, tre për t’iu përgjigjur thirrjes dhe udhëtoni katër milje për ta vizituar vëllain tuaj në emër të Allahut të Madhërishëm!

Si duhet të sillet nikoqiri, dhe si mysafiri gjatë gostitjes?

Nikoqiri duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe me dozë të veçantë bamirësie një ditë dhe një natë, dhe në dy ditët e mbetura, ndërsa zgjat mikpritja, do të vazhdojë me sjellje të këndshme me mysafirin. Mysafiri do të kujdeset që të mos e teprojë dhe të mos e ngarkojë nikoqirin. Në transmetimin e Ebu Shurejh el-Kabit pa mëdyshjekjo nënkuptohet. Domethënë, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, e thekson këtë: Nuk i lejohet mysafirit qëndrimi aq sa të bëhet ngarkesë për nikoqirin!

Një nga cilësitë e bukura të besimtarit është të qënit i përpiktë. Nëse e marrin këtë parasysh, kur duhet të shkojmë mysafir?

Të ftuarit duhet ta harmonizojnë kohën me thirrjen e nikoqirit dhe të shkohet në kohën e caktuar. Nuk është e pëlqyeshme të vonohemi që të mos e shqetësojmë nikoqirin, por gjithashtu nuk është e pëlqyeshme të shkojmë para kohe që ta takojmë nikoqirin të papërgatitur.

Si duhet të veprojë nikoqiri nëse disa mysafir i vijnë në kohë, ndërsa të tjerët vonohen?

Në qoftë se disa mysafirë vijnë në kohë, ndërsa të tjerët jo, preferohet që ushqimi të shërbehet në kohën e caktuar, sepse e drejta e atyre që kanë ardhur në kohë është më e madhe se e atyre që janë vonuar.

Me çfarë i prezanton nikoqiri të ftuarit?

Kur mysafiri hynë në shtëpi, nikoqiri duhet ta njoftojë me drejtimin e Kibles, vendin ku mund të marr abdes dhe nevojtoren. Thuhet se kështu veproi Maliku r.a. kur i erdhi në gosti Shafiu r.a.

Si do të veprojë nikoqiri kur është në pyetje larja e duarve para dhe pas ushqimit?

Nikoqiri i lanë i pari duart para ushqimit dhe i fundit pas ushqimit. Kështu veproi Maliku r.a. i cili tha që nikoqiri i lanë i pari duart në shenjë mikpritjeje, ndërsa mbas ushqimit i lanë i fundit me qëllim që të qëndrojë me të fundit që akoma nuk ka përfunduar me ushqimin, ashtu që të mos ndjehet keq mysafiri që nuk ka përfunduar, apo akoma nuk është ngirë.

Si përcillet mysafiri?

Përcjellja e mysafirit deri te dera e hyrjes është pjesë e elementeve të gostitjes dhe mikpritjes. Kështu, nëse mysafiri është mashkull, e përcjellë nikoqiri mashkull, në rastin e kundërt, e përcjellë gruaja.

Burimi: Pyetje dhe përgjigje rreth mikpritjes islame
Autor: Malik Nurović

Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]

Maqedoni1 hour ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme1 hour ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri2 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme3 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme3 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë4 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme4 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK