Connect with us

Lajme

Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit

Published

on

Dorsa Kica, një shqipëtare nga Maqedonia e Veriut, konkretisht qyteti i Strugës i është bashkangjitur iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Dosra Kica është e specializuar në SHBA, ndërsa punon avokate në Prishtinë dhe është ndër më të spikaturat në këtë profesion.

“Sot, guxova. Guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike. Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë”, tha juristja Doras Kica.

Ajo do të mbanë numrin 33 në Listën e kandidatëve për deputetë mes Iniciativës “Guxo” dhe VV në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen në 14 shkurtit.

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com