Tech & Auto
Shqiptari sfidon Ferrari-n dhe Lamborghini-n (VIDEO)
Qëndrim Thaçi që jeton në Gjermani, prej vitesh ka dizajnuar veturat që i ka quajtur Illyrian Pure Sport, të cilat kanë deri në 850 kuaj fuqi.
Ai ka nisur t’i prodhojë këto, për të cilat tha se ishte ëndërr të vjetër familjare.
“Ideja ka ardh nga babagjyshi, unë kam qenë shumë i lidhur me të, ai ka ndërruar jetë qe 5 muaj, edhe fjala e tij e fundit ka qenë “bon saber se bohet””. tha Thaçi, njofton Klan Kosova.
Sipas tij këto makina janë një sektor i ri që nuk krahasohet me asnjë markë deri tani, dhe se për ta bërë veç të shpejt, edhe të rehatshme nga brenda po bashkëpunon me firma italiane të lëkurës.
Makinat e shqiptarit do t’i testojë Lars Kern, që mban rekorde për vozitjen e makinave të shpejta.
Thaçi tha se për makinat e tij interesimi e mbështetja i shqiptarëve anë kënd botës nuk po mungon. Derisa bëri premtim që atë do të sjellë në Kosovë këtë verë.
-
Lajme3 days ago
I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë
-
Lajme3 days ago
FOTO/ Pamje të tmershme nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova
-
Lajme2 days ago
Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor
-
Lajme3 days ago
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin