Connect with us

Ndryshe

Shqiptari nga Kamenica që u bë lajm botëror për humanizëm

Publikuar

Fshati Vaganesh i Kamenicës është i veçantë, në të jeton vetëm një 90 vjeçare e komunitetit serb. Në kohën e pandemisë COVID-19, gruaja e vetmuar nuk është vizituar nga familjarët, ndërsa nuk ka asnjë mjet transporti për të lëvizur.Nga disa kilometra larg familja e Fadil Ramës për tre muaj është shndërruar në shembull të bamirësisë dhe humanizmit. Me vetëfinancim dhe pa asnjë mbështetje, familja e tij e ka ushqyer 90 vjeçaren e komunitetit serb, Blagica Diçiq.Çdo dy ditë, Fadili e merr rrugën për të furnizuar me ushqim plakën që jeton e vetme në fshatin e vetmuar.

Ai ka refuzuar ndihmat dhe donacionet dhe ka vendosur që me vetëfinancim ta mbështetë gruan e vetmuar.Rama i cili është nga fshati Strezoc tregon se si ia dërgon ushqimin 90 vjeçares së vetmuar.“Gruaja e përgatit ushqimin ndërsa unë ia dërgoj. Gjatë kohës së pandemisë kemi qëndru në shtëpi, e kemi respektu orarin, por i kam dërgu ushqim edhe një serbe që është e vetme. Prej që ka qenë ora policore dhe virusi, djali i saj prej Kamenicës është dalë vetëm një herë”, thotë Rama.Ndërsa 90 vjeçarja Diçiq thotë se Fadilin e konsideron si djalin e saj.

“Sikur e kam Sllobodanin dhe Gjokën ashtu të kam edhe ty si djal të tretë. Dhe ty nuk mundem me të nda nga djemtë”, thotë ajo. Ndërsa Rama është bërë lajm botëror, pasi mediumi ‘Al Jazeera’ i ka kushtuar një reportazh humanizmit të tij.“Unë e kam ditë që është vetëm dhe kam thënë që t’ia dërgoj bukën, të boj sevap. Unë për vete nuk jam frikësu, por jam frikësu për plakën se mos po ia kaloj virusin”, thotë Rama.Ai thotë se nuk ka dashur kurrë ta bëjë publike humanizmin e tij, por një fotograf që e ka takuar ka insistuar që ta bëjë publike historinë e bamirësisë nga shqiptari për një grua 90 vjeçare të komunitetit serb.

.

Maqedoni1 hour ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri4 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni5 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme5 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni5 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme5 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri6 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë7 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK