Connect with us

Lajme

Shqipëria dhuron një pjesë të vaksinave për mjekët në Kosovë

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e parë të vitit 2021 ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Rama bëri me dije se një pjesë e vaksinave kundër koronavirusit, do të iu dhurohet mjekëve në Kosovë, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës. Ta nisin heronjtë në të njëjtën kohë me heronjtë tanë. I kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. Sado që nuk jemi të pasur. Nuk e kemi pasur në traditë kthimin e shpinës ndaj tjetrit në nevojë. Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK