Lajme
Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 876 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se këtë të mërkure shtatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 876 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 74,567 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 1,339 njerëz, transmeton Klan Kosova.
.



















