Connect with us

Lajme

Sherr në Durrës, plagoset me thikë një 19 vjeçar

Publikuar

Një sherr mes dy personave ka ndodhur në lagjen Nr.7 në Durrës. Policia bën me dije se  pas një konflikti të çastit është goditur me thikë 19 vjeçari, E.H.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është arrestuar dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje S.K., i cili është kapur në banesë e tij. Autori është marrë në pyetje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit./tvklan

.

NA NDIQ NË FACEBOOK