Connect with us

Ndryshe

Shërbimi sekret s’mund të përdorë tualetin e Ivankës, ja arsyeja e çuditshme

Published

on

Ditët e fundit të administratës Trump janë shënuar skandal pas skandali, në formën e dhunës, ndalimeve të Twitterit, hetimit etj.

Tani, “Uashington Post”-i shton edhe një tjetër. Gazeta flet për një vështirësi me të cilën shërbimi sekret, i ngarkuar për të mbrojtur Jared Kushnerin dhe Ivanka Trumpin, është përballur në punën e tij.

Siç raporton “Uashington Post”-i, Ivanka dhe bashkëshorti i saj nuk i lejojnë anëtarët e shërbimit sekret të përdorin tualetin në shtëpinë e tyre në Uashington, me gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë tualete. Si pasojë, shërbimi sekret është detyruar të marrë një shtëpi të vogël me qira, aty pranë, ku agjentët mund të përdorin tualetin.

Dhe nuk e kanë pasur madje aspak të lehtë, pasi kanë kaluar muaj të tërë duke e kërkuar atë.

Burimi shtoi madje se agjentët e ngarkuar për ruajtjen e çiftit, të dëshpëruar për t’u çliruar, ndërsa ishin në detyrë, detyroheshin të kërkonin ndihmë te kolegët për të përdorur tualetet në shtëpitë e Barak Obamës dhe zëvendëspresidentit mike Pence, që ndodheshin aty pranë.

Zgjidhja e problemit, nuk ka qenë e pakushtueshme. Që nga shtatori 2017, Qeveria federale ka marrë me qera një studio në bodrum, me një tualet, për shërbimin sekret dhe kjo ka bërë që 3 mijë dollarë në muaj, të taksapaguesve amerikanë, të shkojnë për këtë qëllim.

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com