Connect with us

Lajme

Sela: Politizimi i institucionit të Avokatit të Popullit nuk do të tolerohet

Publikuar

me

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim ne rrjetin social twitter, ka theksuar se propozimi i koalicionit qeverisës për të emëruar kandidatin e dështuar për kryeministër të BDl-së, Naser Zyberi, në pozitën e Avokatit të Popullit, nënkupton politizimin e një prej institucioneve tona të pavarura, i cili po shndërrohet në çmim ngushëllimi për partinë që ka ko-organizuar kapjen e shtetit dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Selës, me ligjet në fuqi, askush nuk guxon të ndikojë në punën e Avokatit të Popullit për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe liritë e qytetarëve kur ato shkelen nga shteti. Sela shton se ky propozim nëse do të realizohej do të paralajmëronte vdekjen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe do të pengonte edhe realzimin e agjendës sonë të integrimit në BE.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com