Kosovë
Sassoli: Luftimi i krimit dhe korrupsionit e sjellë Kosovën më afër BE-së
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta sjellë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian, si dhe do të përmirësojë jetë e të gjithë qytetarëve.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Twitter, ku tutje tha se BE është këtu për ta mbështetur Kosovën. Sassoli këtë deklaratë e dha derisa falënderoi ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për vizitën e saj në Bruksel.
Ai thotë se ndjehet i lumtur që sheh Kosovën në rrugën e reformës, e cila çon në një të ardhme më prosperitet.
“Faleminderit @VjosaOsmaniMP për këtë shkëmbim interesant! Të gëzuar për të parë që Kosova mbetet në rrugën e reformës, e cila do të çojë në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për të mbështetur”, ka shkruar ai.
.
-
Lajme2 days ago
Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit
-
Lajme2 days ago
Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës
-
Kosovë3 days ago
A do garojë për deputet i biri i Thaçit? Flasin nga PDK-ja
-
Religjion3 days ago
Tregim interesant: Divorci më i çuditshëm në histori!