Lajme
Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, 4 nxënës në spital

Sot rreth orës 09:30, në një shkollë në Tiranë , ka pasur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, dhe si pasojë është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Ndërkohë janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
.




















