Connect with us

Lajme

Rama tregon pse nuk do të bëhet publike kontrata me Pfizer

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se kontrata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksinat antiCovid është e mbrojtur nga sekreti tregtar dhe nuk do të bëhet publike.

“Kontrata me Pfizerin është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike përtej dëshirës sime”, tha Rama.

Rama tha se pati dëshirë që ta bëjë publike kontratën, por aty është vendosur klauzola e sekretit tregtar. Sipas kreut të qeverisë asnjë vend i BE-së nuk e ka bërë publike kontratën me Pfizer.

“Ishte dëshira ime që ta bëj publike, s’ka asnjë gjë sa më takon për të fshehur, por kontratat janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty. Nëse gjeni një vend të BE-së apo cilido tjetër që do e bëjë publike ne do jemi të dytët që do e bëjmë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se çmimi i vaksinës është fiks, por sekreti tregtar ka të bëjë me modalitete të ndryshme të kontratës si për shembull sasitë që do të shpërndahen, koha etj.

“Ju mund të dyshoni për çfarë keni dëshirë është e drejta juaj, por dyshimet mund t’i lehtësoni duke parë praktikat e të gjithave dhe sekreti që mbulon kontrata e Pfizer nuk lidhet me çmimin, çmimi është fiks, por lidhet me modalitetet e çdo kontrate dhe sipas negociatave ka modalitete të ndryshme, për sasitë, kohën e kështu me radhë. Paratë që paguhen për Pfizer nuk janë sekret”, tha Rama.

Ai shtoi ndër të tjera se nuk ka asnjë vend për dyshim. Kreu i qeverisë theksoi se ishte përgatitur për ta bërë publike në parlament kontratën, por u ndalua pikërisht prej sekretit tregtar.

“U mbush me konsipracione ky vend dhe kjo botë me lloj-lloj marrëzish. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vendet dhe asnjë kontratë e Pfizer në asnjë vend nuk është publike. Unë këtë gjë nuk e dija. Thashë që do të shkojmë në parlament dhe do ta bëjmë publike dhe më thanë që nuk do e bësh publike se ruhet nga sekreti tatimor. Çfarë ka për dyshime këtu?”, tha Rama.

.

Kosovë32 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë34 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme42 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë2 hours ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

NA NDIQ NË FACEBOOK