Connect with us

Lajme

Rama tregon depot ku po ruhen vaksinat kundër COVID-19

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë sot në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, ku ka parë nga afër vendin ku janë depozituar vaksinat anti-COVID dhe ku do të depozitohen dozat e tjera që do të mbërrijnë në ditët në vijim në Shqipëri.

Rama është shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku kanë treguar frigoriferët se ku ruhen vaksinat në ambientet e ISHP-së. Gjatë vizitës Rama ka pyetur se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do kishte ardhur kohë më parë dhe ministra Manastirliu tha se do duhej një investim i shpejt.

Punonjësja: Edhe këtu janë këto dy ngritësit, janë brenda standardeve, janë shumë të mirë.

Edi Rama: Një pyetje kam unë. Sikur të na kishte ndodhur kjo kur mos të kishim këto depot.

Manastirliu: Do të ishte shumë e vështirë, do të na duhej që të bënim një investim shumë të shpejtë.

Edi Rama: Pra vaksinat do të ishin në dorë të zotit, pasi këtu ka qenë magazinë për të ruajtur mollët e dardhat.

Manastirliu: Të shkojmë të shohim dhe ambientin tjetër.

Teksa ishin duke shkuar për të parë frigoriferin që ruan vaksinat deri në minus 80 gradë, Rama tha se duhet ta shohin dhe njerëzit që të mos nisin konsipracionet.

“T‘ua tregojmë dhe njerëzve se konsipracionet bëjnë punën e vetë“, tha Rama.

Ka qenë shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino, e cila ka shpjeguar se si ruhen vaksinat në depot e ISHP-së

Këtu është depoja që mbahen të gjitha vaksinat, të gripit, të fëmijëve. Përveç dhomat me frigorifer me plus 2 plus 8, ka dhe frigoriferë dhe minus 20. Këto janë frigoriferë që i kemi blerë vitin që shkoi”, tha ajo.

Në fund tregoi se kapaciteti për të ruajtur vaksinat deri në minus 80 gradë është deri në 50 mijë doza./tvklan

.

Maqedoni28 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme35 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme50 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme54 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri58 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme2 hours ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme3 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë4 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni4 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK