Lajme
Rama: Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se janë siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19.
Rama tha se 10 mijë e 750 doza do të mbërrin në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë PFIZER.
Ai theksoi se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin dy vende partnere në mes të janarit, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova.
“Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga Pfizer. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit”.
.


















