Connect with us

Lajme

Rama: Çdo dëm i përmbytjeve do të kompensohet

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë me gazetarët ka treguar situatën e përmbytjeve në vend. Kreu i qeverisë shqiptare tha se dëmet janë shumë të vogla krahasuar me sasinë e reshjeve që kanë rëndë.

Ai u pyet se si di të procedohet më dëmet dhe a do të ketë kompensime, pasi ka pasur ankesa nga qytetarë që nuk u është dhënë asnjë ndihmë, si për vete ashtu dhe për bagëtitë e bllokuara nga uji.

Rama u shpreh se në të gjitha zonat e përmbytura Ministria e Bujqësisë ka dërguar ushqim për bagëtitë, për një periudhë 10 ditore, ku ndihmat i janë dorëzuar çdo fermeri.

Më tej ai shtoi se “në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve per të ushqyer bagëtitë për 10 ditë.

Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK