Kosovë
PSD proteston para Policisë, arrestohet Dardan Molliqaj (Ja pamjet)

Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Socialdemokrate, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para policisë.
Qëllimi i këtij aksioni të PSD-së, ishte kundërshtimi i vendimit për t’i dënuar qytetarët për mosrespektim të masave antiCovid, ndërsa partive politike po u lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.
Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.






















