Lajme
Protestë masive në Shkup, u kërkua drejtësi për rastin “Monstra”

Me moto të ndryshme që ftonin për Drejtësi në rastin Monstra, qytetarë të shumët dolën në protestë ku kërkonin shkarkim të prokurores Fatime Fetai dhe ndihmë nga nga insitutcionet ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit Monstra. Familjari i të akuzuarve, Bedri Ajdari dhe njëherit organizator i proteës kërkoi shkarkimin e prokurores Fetai, pasi siç tha kjo e fundit e trajton rastin nga aspekti politik, raportoi TVM2.
–Kërkojmë që të shkarkokohet prokurorja Fatime Fetai e cila ka reaëlizuar urdhërin e qarqeve politike dhe dorës së zezë….Krëkojmë nga këshilli gjyqsor i rastit që të mos merr fare parasysh kërkesën e prokurorisë , kërkesë edhe ashtu e jshtligjshme sepse përcakton masat e dënimit. Kërkojmë ndihmë nga përfasuesit diplomatic të akredituar në Maqedoni nga BE dhe SHBA që të ndihmojnë që këto raste të montuara të trajtohen nga këndi i pavarur-tha Bedri Ajdari, familjarë i të akuzuarve.
Protestuesit kërkruan drjetësi edhe për rastet tjera përfshirë rastin Alfa, Almirit të vogël si dhe rastin e Kumanovës. Protesta me disa përjashtime të vogla u zhvillua në mënyrë të qetë. Lënda e rastit Monstra me vendim të gjykatës supreme u rikthya në ri-gjykim, ndërsa edhe përkundër asaj që lënda u nis nga e para Prokuroria në seancën e fundit gjyqësore sërish i akuzoi të njejtit persona me përjashtim të Sami Lutës se janë fajtorë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të.

















