Connect with us

Lajme

Policia zbulon ‘fabrikën’ e parave false në rajonin e Tetovës (VIDEO)

Publikuar

më

Policia po heton ekzistimin e një punëtorie për falsifikimin e parave në rajonin e Tetovës.

Burime të Alsat brenda grupit hetimorë bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsifikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës, krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punëtori e cila jo pak bankënota ka lëshuar në përdorim. Informacionet e fundit të cilat po i përpunon policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit, kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marr një shumë parash nga një person në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë.

Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë. E gjitha që i është thënë policisë është fakti se paratë janë marr nga një person me veturë të tipit Audi rreth orës 22 në afërsi të Tetovës.

Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro. Të njëjtat janë përdorur në harxhimet e përditshme si: restorante, kafene, qendra tregtare dhe kazino. Subjektet të cilat kanë pranuar shumën e parave gjithashtu janë vendosur nën hetimin e policisë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se disa kazino po hetohen për shkak të marrjes së parave të falsifikuara dhe për më tepër valutave euro. Më 27 janar në Kumanovë u arrestuan dy shtetas për lëshimin në qarkullim të parave të falsifikuara.

Në veturën e një 43 vjeçari të arrestuar janë gjetur edhe 11 bankënota, ndërsa paraprakisht ishte konstatuar se i njëjti në shoqëri të një 32 vjeçari kanë lëshuar në përdorim një shumë të konsiderueshme të parave të rrejshme, vlerë e cila sipas policisë arrijnë në 80 mijë denarë. Sipas Kodit Penal, përpunimi, lëshimi dhe përdorimi i parave të falsifikuara dënohet nga 1-10 vite burg, ndërsa në masë efektive përfshihet edhe personi fizik apo subjekti i cili ka pranuar të njëjtat dhe nuk i ka denoncuar./Alsat/

Shqipëri9 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme1 hour ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri5 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni6 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni6 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme6 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme6 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK