Connect with us

Kosovë

Për çka janë të dënuar ata që s’u lejuan të kandidojnë për deputetë

Publikuar

më

ënimet të cilat ndaluan kandidatët për deputet nga NISMA, AAK dhe VV të kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit. Listat e kandidatëve për deputet u dorëzuan nga të gjitha partitë në KQZ.

Por jo të gjithë personave brenda listave po iu lejohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pasi që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi plot 47 persona për kandidim.

Për çka janë të dënuar ata që s’u lejuan të kandidojnë për deputetë.

Dënimet të cilat ndaluan kandidatët për deputet nga NISMA, AAK dhe VV të kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit. Listat e kandidatëve për deputet u dorëzuan nga të gjitha partitë në KQZ.

Por jo të gjithë personave brenda listave po iu lejohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo pasi që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi plot 47 persona për kandidim.

E ky mos certifikim u bë për arsye të vendimit të Kushtetueses i cili saktëson se personat të cilët kanë padi gjyqësore në afat kohor prej tre vitesh të mos lejohet të kandidojnë për deputet.

Por disa prej këtyre dënimeve dolën të jenë dënime të thjeshta trafiku në vlerë më pak se 20 euro.

Në listën e Vetëvendosjes pos Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Bajram Mavriqit dhe Liburn Aliut kandidimi iu ndalua edhe Labinotë Demi Murtezit.

Për disa nga ta tashmë dihet se janë të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Mirëpo ish deputetes nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezit vendimi i KQZ-së dhe pastaj edhe i PZAP-së për mos certifikim i duket i padrejtë. Kjo e fundit u dënua për një aksident trafiku.

E ky nuk është rasti i vetëm që po konsiderohet si padrejtësi ndaj kandidatëve të partive. Në AAK nuk po iu lejohet pjesëmarrja në zgjedhje Shemsedin Dreshaj, Shqipe Kastrati, Rrahim Ajeti.

E nga kjo parti po thonë që Shemsedin Dreshajt i janë bërë tri vite e tri ditë në kohën kur u dorëzuan listat për certifikim. E gjoba e tij thuhet të ketë kushtuar 18 euro.

Prandaj sipas kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj, Dreshaj nuk përfshihet tek kandidimet që u ndaluan për shkak të dënimeve të marra në afat prej 3 vitesh.

Ndërkohë sipas analistit Yll Zeka dërgimi i ankesave në Gjykatën Supreme nuk do ta ndryshojë vendimin e marrë nga Kushtetuesja. Ndonëse për raste specifike edhe mund të bëhen përjashtime.

Zeka shton se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka rëndësi se në çfarë vlere janë gjobat apo dënimet që kandidatët mund t’i kenë marrë.

E pos AAK-së e Vetëvendosjes edhe 12 persona nga NISMA nuk u certifikuan.

.

Lajme20 minutes ago

Rrahja e dy shqiptarëve në festën e Flamurit, reagon edhe Abdulselam Selami

Maqedoni24 minutes ago

Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Lajme39 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri46 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme52 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni55 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni1 hour ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë2 hours ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme2 hours ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

NA NDIQ NË FACEBOOK