Connect with us

Lajme

“PD e dikurshme është kthyer në Republikën e Re”/ Topalli tregon çfarë ka dryshuar nga dje sot

Publikuar

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh pasditen e sotme se e ardhmja e vendit u takon guximtarëve, dhe se sipas saj janë ata që do të sjellin përmbysjen e këtij regjimi të korruptuar prej 30 vitesh.

Nga stusio e “Top Talk” Topalli u shpreh se Basha nuk ka në plan të sjellë PD në pushtet, por sipas saj dëshiron vetëm përfitimin e vilës së pestë.

E pyetur se çfarë ka ndryshuar tek ajo kur ishte pjesë e PD dhe tani, Topalli theksoi se ndryshimi i vetëm është qasja ndaj asaj që dikur ishte PD dhh sot është kthyer në Republikë të Re.

“Rama i publikon videot e mia për hallet e veta. Në katër vjeccarin e ardhshëm do të jenë duke projektuar vilën e pestë. Unë them ca të vërteta që inatos ata që jetojnë në gënjeshtrat e tyre. Nuk mund të mos them që gjërat janë transparente që tre kryetarët kanë bërë në këto 30 vite. E ardhmja u takon guximtarëve dhe nuk më ka munguar guximi kundër krimit. Unë kam ndryshuar qasje kundër asaj që dikur ishte PD dhe sot është Republika e Re. Mua më nderojnë me sulmet e tyre, por e vërteta inatos gjithmonë”, tha Topalli./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK