Connect with us

Kulturë

Pas infektimit me Covid-19, Eni Koçi tregon recetën që i solli shijen pas 5 muajsh

Publikuar

Këngëtarja Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

Problemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit, pasi pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ishte e infektuar me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se e vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

Për të gjithë ata që vuajnë nga i njëjti problem pas infektimit, Eni ka ndarë në InstaStory “recetën sekrete” që ka mësuar, me shpresë se do t’i rikthejë shijen. Ajo ka lyer portokallin me sheqer kaf, ndërsa krahas fotos shkruan: “S’e di a e kam bërë saktë këtë portokallin me sheqer kaf, por uroj që të më ndihmojë në kthimin e shijes.”

NA NDIQ NË FACEBOOK