Connect with us

Lajme

Pas Erdoganit në Turqi, Rama fluturon te Mitsotakis në Athinë

Publikuar

Menjëherë pas vizitës 2 ditore në Turqi e cila mbyllet sot, Edi Rama nuk ka humbur kohë por ditën e nesërme do të shkojë në Athinë.

Tashmë është konfirmuar se ai do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Nuk ka asnjë informacion se cilat do të jenë temat e takimeve, por çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona apo Turqisë duket se do të jenë pjesë e bisedimeve.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK