Connect with us

Lajme

Osmani dhe Dimitrov në takim me Borrellin: Maqedonia e Veriut ka numër të madh të miqve midis vendeve anëtare

Publikuar

Zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bruksel u takuan me Nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, fokusi i bisedës ishte e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së, kryesisht në kontekstin e zhvillimeve pas miratimit të Metodologjisë së re dhe mundësive që ajo ofron për dinamizimin e procesit, harmonizimin e Kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut, rëndësinë dhe përfitimet të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si elemente kryesore për perspektivën evropiane, si për vendin ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Dimitrov dhe Osmani mirëpritën angazhimin aktiv të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell për mbështetjen e perspektivën evropiane të rajonit, si dhe iniciativave të ndërmarra për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, ata shprehën mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në miratimin e Vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i BE-së dhe më pas i konfirmuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar”.

Në takim u nënvizua fakti se Maqedonia e Veriut ka me të vërtetë numër të madh të miqve midis vendeve anëtare, interesat e të cilëve për të ardhmen e Evropës përkojnë me interesat tona – integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor për kompletim përfundimtar të Unionit. Dimitrov dhe Osmani theksuan se Qeveria vazhdon me reformat në mënyrë që të ruajë fokusin e proceseve të reformave në mënyrë që të ruhet dosja pozitive për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se lidhur me sfidat globale, u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç pandemisë, ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në për migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftën kundër dezinformatave dhe kërcënimeve hibride, ndryshimeve klimatike, digjitalizimi etj. Bashkëbiseduesit ranë dakord se suksesi i projektit evropian varet pikërisht nga solidariteti dhe aleanca, të cilat do të nënkuptojnë konfirmim i perspektivave të përbashkëta.

Kurse nga ana e Nënkryetarit të KE-së, Borrell u përshëndet niveli i lartë i përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Takimi i Dimitrovit dhe Osmanit me Borrell vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord që fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të kontribuojë në ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në të gjithë rajonin.

.

Shqipëri56 seconds ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë6 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme6 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajme6 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni7 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Lajme8 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

Shqipëri2 hours ago

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Lajme3 hours ago

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Kosovë4 hours ago

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë ”, mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Maqedoni4 hours ago

Humbi jetën pasi dyshohet se e goditi rryma gjatë larjes së automjetit

Maqedoni4 hours ago

Ibrahimi: Një krahasim që flet shumë për “drejtësinë” e Hagës

NA NDIQ NË FACEBOOK