Connect with us

Lajme

Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës

Publikuar

Atë që se bëjnë institucionet e shtetit, komuna apo qeveria e Maqedonisë së Veriut, po e bën Lazim Destani.

Kështu shprehen për in7 banorë të Bozofcës, të cilët ditë më parë përjetuan një katastrofë natyrore. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, pati shembje të dheut duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lazim Destani dhe kompania e tij, sot kanë dorëzuar materiale ushqimore për banorët Bozofcës, ndërsa u ka premtuar edhe ndihmë në rregullimin e problemit që ata i tangon prej vitesh.

NA NDIQ NË FACEBOOK