Connect with us

Ndryshe

Njihuni me gratë e tre kandidatëve për kryeministër (FOTO)

Published

on

Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj kanë shpallur kandidaturat e tyre për kryeministër të Kosovës. Hoti dhe Kurti kanë qenë në këtë pozitë edhe më herët, derisa Hoxhaj ka arritur vetëm deri te pozita e zëvendëskryeministrit. Por, a i njihni gratë e këtyre tre politikanëve?

Gruaja e Albin Kurtit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është i martuar me Rita Augestad Knudsen që prej vitit 2014. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Lea.
Kurti nuk është se shfaqet shumë shpesh me bashkëshorten në publik, por sa herë që ndodh një gjë e tillë, komentohet shumë.

Ajo ka shpeshtuar daljet me Kurtin në publik gjatë fushatës së fundit zgjedhore, ku u pa me të në shumicën e tubimeve.

Rita Augestad Knudsen është norvegjeze. Ajo është një Studiuese e Lartë në NUPI (Norëegian Institute of International Affairs), si dhe drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).

Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë së Kurtit, të hyrat e saj vjetore sillen rreth 21 mijë euro.

Gruaja e Avdullah Hotit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është i martuar me Servete Ukajn, me të cilën ka dy djemë.

Bashkëshortja e tij me profesion juriste, nuk është ekspozuar shumë në publik. Krejt çka dihet për të është se punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka bërë Hoti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ajo merr rreth 7 mijë euro në vit nga ky institucion.

Gruaja e Enver Hoxhajt

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është i martuar me Remzie Shahini-Hoxhaj. Ata janë prindër të dy fëmijëve.

Shahini është profesoreshë në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Të hyrat e saj vjetore sillen rreth 15 mijë euro.

Për dallim prej bashkëshortes së Kurtit dhe Hotit, Shahini është më e njohur për publikun. Ajo shihet shumë shpesh në publik bashkë me Hoxhajn, e ky i fundit ka bërë disa herë dedikime romantike për të në rrjete sociale.

.

Lajme11 mins ago

Artan Grubi u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë

Sport17 mins ago

Shkëmbi pëson humbjen e parë te Ballkani, Drita rimerr kreun!

Lajme25 mins ago

“Ronaldo nuk përshtatet me skemat e Pirlos, dështim po s’fitoi Champions”

Lajme39 mins ago

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

Lajme52 mins ago

Deputeti suedez kritikon BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme1 hour ago

Ambasadori Walker: I domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare

Lajme2 hours ago

Sara nxjerr foton me Andin dhe hedh kunja për Jasminën

Lajme2 hours ago

“Ortaku i bosit të Ndragetes”/ Berisha tregon 12 rrogat mujore që merr Arbian Mazniku

Lajme2 hours ago

Nesër fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve – Mësoni detajet

Lajme2 hours ago

“Monstra”, 8 ditë paraburgim për dy të arrestuarit gjatë protestës

Bota3 hours ago

“Turqia nuk mund të përjashtohet nga Mesdheu Lindor”

Bota3 hours ago

Turqia do ta shtojë mitralozin indigjen në inventarin e saj

Lajme4 hours ago

Haradinaj i përgjigjet Zakharovës: Ju rusët përpiqeni të a përçani

Bota4 hours ago

Hamasi paralajmëron Izraelin kundër ndërhyrjes në zgjedhjet palestineze

Sport4 hours ago

Tirana e shkarkoi pas 2 rezultatesh negative, Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri!

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com