Connect with us

Lajme

Një qytetar ka dorëzuar padi penale kundër funksionarëve të BDI-së

Publikuar

Një qytetar ka dorëzuar padi penale deri te Stacioni Policor Qendër kundër 15 funksionarëve të BDI-së, pasi që të njëjtit në kundërshtim me ligjet për mbrojtje dhe parandalim të virusit, më 4 janar në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, duke mos mbajtur maska dhe distancë fizike, ashtu siç duket në fotografinë që e ka shpërndarë në rrjetin social, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Me rastin e thirrjes publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit Oliver Spasovski paraqes grupim të më shumë personave, të cilët dukshëm festojnë, duke mos mbajtur distancë dhe maskë, me çka penalisht e shkelin ligjin. Në vijim ju dorëzoj dy fotografi nga të cilat shihet se si një person Bujar Osmani, në rrjetet sociale promovon ngjarje të 4 janarit 2021. KËRKOJ nga MPB të ngrit procedurë penale kundër zotëri Osmanit dhe 14 personave tjerë. Pasi që në 01.01.2021 personalisht u dënova nga zyrtarët policor në afërsi të Rankovcit për shkak të mosmbajtjes së maskës në veturën time, ua dorëzoj ta shihni dënimin të cilin jam i gatshëm ta paguaj dhe kërkoj të mos diskriminohem në lidhje me 15 festuesit. Festa është mbajtur më 4 janar 2021 në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Etnive”, shkruhet në padinë e qytetarit Marjan Nanov.

Denes go poslushav povikot za kodoshenje na nashiot drag Minister i prijaviv grupna proslava vo MVR. Celta mi e da go…

Posted by Marjan Nenov on Tuesday, January 5, 2021