Connect with us

Sport

Nga një turk te një tjetër, Shkupi emëron trajnerin e ri!

Publikuar

Nga një turk te një tjetër. Shkupi edhe pse pozicionohet në vendin e 2-të të ligës së parë të Maqedonisë synon titullin në këtë sezon dhe pak javë më parë shkarkoi trajnerin Umit Karan për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Por dashuria për trajnerët turqë nuk ka përfunduar te skuadra nga Çairi pasi pasuesi i Umit Karan ka ardhur sërish nga Turqia dhe ai është Hasan Ozer. 46-vjeçari është një trajner i njohur në Turqi pasi ka drejtuar disa skuadra me emër si Elazigspor dhe Celik Zenica sëfundmi ndërsa ka qenë asistent i trajnerit te Gaziantep, Rizespor, Bursaspor dhe Kayserispor.

Njoftimi i Shkupit:

Skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje për ti dhënë postin e trajnerit Hasan Ozer.Si trajner, ai ishte kryesisht ndihmës në shumë klube turke si Manisaspor, Gaziantespor, Bursaspor, Gazişehir Gaziantep, Çaykur Rizespor, Kayserispor.Deri më tani, si menaxher aktual, Ozer ishte në krye të disa klubeve, që më pas të nënshkruajë kontratë profesionale dy vjeçare me klubin e Premier Ligës boshnjake Çelik nga Zenica, trajner i të cilit klub u bë më 12 qershor 2019. Ozer me klubin tonë fillon punën me 8 janar, atëherë edhe kur bëhet grumbullimi i parë, ndërsa ekipi punën për sezonin pranveror e fillon direkt në Dojran, ku do të zhvillohet faza përgatitore.Për detajet tjera lidhur me trajnerin dhe punën e tij, do të ketë në prezantimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK