Connect with us

Sport

Napoli: Shtyrja e Superkupës thjesht propozim, e sfidojmë Juven në fushë

Publikuar

me

Klubi i Napolit, nëpërmjet një deklarate zyrtare konfirmoi se do të zbresë në fushë në “Mapei Sadium” në Reggio Emilia-s më 20 janar, për të luajtur finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

“Të kaltrit’ vetëm disa ditë më parë fituan një betejë ligjore kundër bardhezinjve, në lidhje me ndeshjen e programuar për në fillim të nëntorit në “Allianz Stadium”, por që nuk u zhvillua për shkak të ndalimit të udhëtimit të napolitanëve drejt Torinos.

Pak ditë më parë një kërkesë e presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis për shtyrjen e ndeshjes së Superkupës, ka shkaktuar sërish polemika, por vetë klubi i Napolit ka sqaruar se bëhej fjalë thjesht për një propozim.

“Është e vërtetë që presidenti De Laurentiis kërkoi shtyrjen e ndeshjes së Superkupës me Juventusin për në fund të kampionatit, ose në një datë të lirë në pranverë, por ky ishte thjesht një propozim i bërë për arsye të qenësishme. Nëse do të vendosej për t’u luajtur në pranverë, atëherë mund të hapeshin qoftë edhe pjesërisht dyert e stadiumit, si dhe mund të kërkoheshin më shumë sponsorizime, për t’i dhuruar për kërkimet kundër Covid-19. Klubi i Napolit konfirmon se kërkesa për shtyrje nuk u mor parasysh dhe se do të jetë rregullisht në fushë të mërkurën e ardhshme për finalen e Superkupës ndaj Juventusit”, thuhet në komunikatën e klubit napolitan.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com