Connect with us

Lajme

Mungojnë ekzemplarët e patentë shoferit në gjuhën shqipe

Publikuar

me

Prej më shumë se tre javësh mungojnë ekzemplarët e patentë shoferëve në gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që dhjetëra qytetarë që kanë aplikuar që lejen e automjeteve ta marrin në dy gjuhë, të presin akoma. Barra më e madhe ka rënë tek shoferët e transportit të mallrave dhe njerëzve jashtë shtetit, të cilët edhe mund të humbasin punën e tyre. Njëri prej tyre, na shpjegoi se si kjo çështje e ka kufizuar.

A ju duhet leja të udhëtoni e të vozisni jashtë shteti?
Për çdo send, për të gjitha nevojat!
A do të prisni në gjuhën shqipe?
Po do të pres në gjuhën shqipe ashtu siç e kam bërë kërkesën vetëm një formular nuk e ka!

Qytetarët thonë se kjo situatë iu ka kufizuar lëvizjen me automjete, gjë të cilën e kanë nevojë të përditshme. Madje sipas aplikimit që e kanë bërë në dy gjuhë, tani sistemi nuk ua lejon që të ri aplikojnë për të marr të paktën në gjuhën maqedonase.

Po ka problem ai vëllai im prej 10 ditësh përpiqet për të marr lejen por nuk ia kanë dhënë, tani ka shkuar të mbush një formular e sa do të vonohet procedura nuk e di, por sigurisht që ma shumë se një muaj vonohet”. “Unë e kam patentën e Maqedonisë, por dua ta përkthej në internacionale. Kur kam shkuar atje e kam përkthyer në italisht, por nuk mund ta marr sërish të Maqedonisë dhe me kanë nxjerr probleme”.

Në Maqedoni nuk ekziston institucion që funksionon si duhet, në cilëndo derë që të trokasësh si për çështje sociale, ekonomike, arsimore, madje edhe një certifikatë të lindjes për ta marr duhet të këputësh nga pritja dhe do të kalojnë shumë ditë derisa do të mbarosh një punë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se vonesat janë shkaktuar për shkak të operatorit gjerman, të cilët porosinë është dashur ta dorëzojnë më datë 25 dhjetor. Sipas tyre, kontingjenti i ekzemplarëve do të arrijë javën e ardhshme dhe të gjithë ata që janë në listë të pritjes do të marrin patentë shoferët brenda afatit kohor. Probleme të tilla me mungesë të ekzemplarëve të dokumenteve personale dhe atyre të udhëtimit ka pasur edhe në janar të vitit të kaluar.

.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com