Connect with us

Lajme

MPB: Kërcënoi Pendarovskin dhe Zaevin, arrestohet një qytetar nga Vevçani

Publikuar

MPB-ja ka ndaluar një qytetar nga Vevçani, I cili në rrjetet sociale ka vendosur një video ku kërcënohet se do t`i vrasë Kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se ai në profilin e tij në Facebook si dhe në shumë portale, ka publikuar një video me përmbajtje kërcënuese, ka promovuar dhe nxitur urrejtje, diskriminim dhe dhunë ndaj personave tjerë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në bazë të urdhërit nga gjykatësi I procedurës paraprake, janë gjetur dhe janë marrë laptop, kompjuter dhe gjësende tjera që ndërlidhen me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuar” – njoftojnë nga MPB-ja.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK