Lajme
Mexhiti: Pyeteni Grubin kush do të jetë kryeministër për 100 ditë (video)

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti deklaroi sot se ai dhe grupi i tij parlamentar do ta mbështesin propozimin që Naser Ziberi të emërohet Avokat i Popullit.
“Sa i përket aspektit profesional, Naser Ziberi është një nga emrat më të qëlluar dhe pa dilema do ta votojë, por sa i përket aspektit tjetër është e vërtetë që ne premtuam kryeministër shqiptar. Se kush do të jetë kryeministër ato 100 ditë pyetne Zotri Grubin”, u tha gazetarëve Izet Mexhiti, koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së.


















